Flash

Dokumenti i Tahirit/ Deputeti i PD-së: Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin

Lapsi.al 24 October 2017
Dokumenti i Tahirit/ Deputeti i PD-së: Prokuroria e Katanias nuk e ka

Në një dalje para mediave deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për dokumentin e siguruar nga Tahiri nga prokuroria e Katanias. Ai arsye se pse kjo prokurori nuk mund ta hetoje ish-ministrin.

Sipas Alibeajt, Prokuroria e Katanias ka hetuar bandën kriminale të trafikut që e ushtronte aktivitetin kriminal brenda territorit të vet.

“Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin që mbështet dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës, kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare. Këtë detyrë të drejtësisë shqiptare Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar kërkesën e saj. Aktakuza e antimafias italiane ka 1800 faqe provash dhe fakte të drejtësisë italiane, që faktojnë përfshirjen e Tahirit dhe përfitimin e milionave eurove”- tha Alibeaj.

Gjithashtu Alibeaj tha se Rama ndaloi drejtësinë që të bënëtë punën e saj, pasi kryemiinstri ka dashur t’i japë kohë Tahirit që të zhdukë provat.

“Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës. Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.” – shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI