Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e “Opinion” se një nga anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka fotografuar dëshminë e ish-oficeres së Policisë të dhënë kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas Lalës bëhet fjalë për deputetin e PS-së Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë e sjellë nga prokurorët gjatë kohës që mbledhja po zhvillohej me dyer të mbyllura. Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Çuçi që në SMS dërguar gazetarit Blendi Fevziu mohonte akuzën. “I thuaj gazetares të mos shpifë. Unë kam nevojë të fotografoj emrin e një njeriu që mund ta mbaj mend” – thoshte ndër të tjera Çuçi. ©LAPSI.al
Shqipëria me nivel minimal të doktoratave në shkencë dhe teknologji, shumë poshtë BE-së
Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës, informatikës, inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, në raport me popullsinë e re