Flash

Bora zbardh edhe Kukësin (VIDEO)

Lapsi.al 24 October 2017
Bora zbardh edhe Kukësin (VIDEO)

Dimri trokiti zyrtarisht !

Në Veri nisën reshjet e dëborës, ndërsa të pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme dhe janë regjistruar reshje shirash

Pamje të publikuara në rrjetet sociale vijnë nga Thethi, ku trashësia e dëborës ka arritur disa centimetra.

Lëvizja e mjeteve dhe kalimtarëve raportohet pa probleme, ndërsa autoritetet lokale thonë se kanë marrë masat për menaxhimin e cdo situate që mund të krijohet.

Reshjet e dëborës u rikthyen këtë të martë edhe në zonat e thella malore të Kukësit

Në Shishtavec, Kollivoz, Grykëçaj, Arren e Topojan, trashësia e dëborës raportohet se ka arritur deri në 5 centimtra

Prania e ujit në rrugë, solli pak vështirësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, por nuk u raportuan probleme serioze

Në Rrugën e Kombit në disa pika pati rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e mjeteve

Ndërkohë moti i keq që përfshiu gjirin e Vlorës, detyroi pezullimin e lundrimit.

Trageti i Linjës me Brindisin por edhe mjetet e tjera të lundrimit do të qëndrojnë në Radë të paktën deri të mërkurën, pasi forca e detit arrin deri në 7 tete ballë

Parashikimi i motit tregon një rritje të temperaturave në ditët në vijim në pjesën më të madhe të territorit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=YrQEIs6F_Eg

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI