Flash

Berisha: Ka klane po festojnë goditjen e Tahirit dhe “kodi i mafias” që ai nxori në “Opinion”

Lapsi.al 24 October 2017
Berisha: Ka klane po festojnë goditjen e Tahirit dhe “kodi i

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e gazetares Eni Vasili në Neës24 se ka edhe klane që po festojnë goditjen e Tahirit, por nuk i përcaktoi ato.

“Unë di klane që po festojnë goditjen e Tahirit”- tha Berisha i cili bëri një renditje të disa deklaratave duke këmbëngulur se Rama e mbrojti Tahirin për shkak të frikës së publikimit të dosjeve të reja.

“Opozitës iu dha dosja. Nga iu dha e kam akoma të paqartë. Edi Rama nxorri në fillim Fatmir Xhafën. Ai tha se “ky është një hetim i italianëve”. Vetë Rama më pas tha vetë se “ne nuk pengojmë drejtësinë” dhe pastaj kryetari i grupit përsëriti të njëtën. Kjo ndodhi të martën.

Të mërkurën. Nisi një betejë që ai të mos shkonte në emisionin “Opinion”. Ai shkoi por aty faktoi “banditin që foli me kodin e mafies”. Ai dha mesazhin: “Krye-kumbari më ka lëshuar. Unë do shkoj në burg. Nuk tregoi asnjë tjetër. Duke qarë dhe duke u dridhur tha se kush është pas kësaj çështjeje unë do t’ja laj”.

Më pas Tahiri shkoi në shtëpi dhe morri në telefon Gaz Demin. I ka thënë: “I thuaj asaj... (se nuk po e them si u drejtohet ai) do t’i bëj publike 1, 2, ,3, 4 dosje duke nisur që nga Xibraka ku është e përfshirë Olsi Rama. Saimir Tahiri e kuptoi që e shiti Edi Rama dhe dosjen në Top Channel e çoi Edi Rama. Për këtë Tahiri përdori “kodin e mafies” – tha Berisha. Kjo logjikë sipas tij tregon ndryshimin e qëndrimit të Ramës në lidhje me çështjen Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërndante kanabis, kapet i riu me 60 doza

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan.  Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Refael Kapja, pasi u kap me 60 doza lëndë narkotike kan...

20:08

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar një 21-vjeçar e ka përdhunuar, duke bërë që ky i fundit të shpallet në kërkim policor. Ngjarja për të cilën akuzohet D.I., si...

19:23

Mesazhi tek Berisha nxjerr zbuluar Ramën

Edi Rama njoftoi sot se në maj do të përfundojë rruga turistike në Velipojë. Por, një denoncim i një shkodrani, i publikuar nga Sali Berisha, pretendon se kjo ë...

18:24

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI