Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Zagani flet për mediat italiane, tregon përse nuk mund të arrestohet Saimir Tahiri

Lapsi.al 23 October 2017
Zagani flet për mediat italiane, tregon përse nuk mund të

Ish kreu i Policisë Antidrogë të Fierit, Dritan Zagani, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për median siçiliane të Katanais “Meridianews”.

” Investiguesit italianë më kanë bërë dhuratën më të bukur në botë, shprehet Zagani, dhe pse unë nuk jam i lumtur për atë ç’ka po ndodh në vendin tim. Prej vitesh jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje. Kam nisur një jetë të dytë në Zvicër së bashku me bashkëshorten e 3 vajzat tona e nëse vendosa të largohem nga Shqipëria e bëra vetëm për familjen time.”

“Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili”, shkruan, media italiane duke pyetur Dritan Zaganin se si kanë ndryshuar mënyrat e trafikimit të drogës.

“Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion por dhe përmes detit, thotë ai. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë. Gjatë kësaj periudhe u transferova, dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim. Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë.”

Përsa i përket korrupsionit në rradhët e policisë shqiptare Dritan Zagani shprehet se “problemi i vërtetë është kur forcat e rendit kanë lidhje interesi me narkotrafikun.”

“Edhe politikanët , tha ai kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës.”

Mbi ndryshimin  o jo të kësaj situate në Shqipëri Dritan Zagani shprehet se “duhet mjaft kohë që të ndryshoj. Duhet një punë e fortë dhe nga ana e Europës. Mafia është shumë e fortë dhe baza e saj është droga”, thotë ai. Ndryshe zgjidhja e vetme mbetet revolucioni.”

Ndërsa sa i takon heqjes o jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani thotë i sigurt se“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet . Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

Kjo media ka qënë nga të parat që ka zbardhur përgjimet e prokurorëve italianë të cilat çuan në ekzekutimin e operacionit “Rosa dei venti” e në arrestimin e disa anëtarëve të grupit të trafikantëve të drogës i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëriri i ish ministrit Tahiri.

” Dritan Zagani , shkruan media italiane është detyrurar të strehohet në Zvicër në një vend sekret ,pasi në Shqipëri akuzohet për abuzim detyre e për përcjellje të informacioneve investigative në Itali.

Dritan Zagani ka qënë i pari që ka akuzuar ish ministrin Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës duke zbuluar dhe automjetin privat të tij, i përdorur për transportin e drogës nga kushërinjtë Habiolaj. I njëjti automjet citohet në hetimet e financës siciliane.”/ora news

Të këshilluara

KQZ 'vulos' zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve vlerësohen të këtë shkuar pa ndonjë parregullsi që do të dëmtonin tërë procesin zgjedhor, ka b...

14:58

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI