Flash

Saimir Tahiri 'bashkon' opozitën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Lapsi.al 23 October 2017
Saimir Tahiri 'bashkon' opozitën, Kryemadhi i shkon në

Cështja 'Tahiri' po konsolidon gjithnjë e më shumë opozitën e përbërë nga dy partitë kryesore PD dhe LSI.

Pas tryezës së përbashkët, LSI duket se do t'i bashkohet qëndrimit të PD-së për të bojkotuar pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Sot pasdite kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për t'u takuar me kryetarin Basha.

Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili. Nuk dihet cfarë është biseduar konkretisht mes tyre, por me siguri që në fokus ka qenë dakordësimi për një qëndrim të përbashkët, sidomos të mërkurën kur do të votohet në Kuvend raporti për imunitetin e Tahirit.

PS paralajmëroi sot votën kundër heqjes së imunitetit për ish ministrin e Brendshëm.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI