Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Ramës i rrezikohet pushteti, sulmon drejtësinë

Lapsi.al 23 October 2017
Ramës i rrezikohet pushteti, sulmon drejtësinë

Me fjalimin që mbajti nga selia e Partisë Socialiste duke mbrojtur Tahirin dhe sulmuar prokurorinë, Edi Rama i dha fund përpëlitjeve ,që iu desh të bënte mes drejtësisë dhe Saimir Tahirit.

Në fakt, vendimi që mori Rama është dëshmia më e fortë se ai nuk i shpëton dot modelit të politikanit tradicional, që sa herë kapet në gabim, nis të sulmojnë drejtësinë.

Në momentin e parë që pa t’i kanosej rreziku ndaj pushtetit, Rama nuk bëri asgjë ndryshe nga paraardhësit.

Sjelljen e kryeministrit shumëkush e kishte parashikuar.

Pjesa e parë e lojës së tij, ajo e reagimit të prerë dhe parimor në krah të drejtësisë, ishte e gjitha pjesë e një strategjie. Siç u pa nga ajo që ndodhi më pas, Tahiri dhe Rama janë të pandashëm.

Të njëjtën lojë, Rama e ka bërë edhe me deputetë të tjerë socialistë që patën probleme me ligjin. Ishte Rama që pranoi largimin e Arben Ndokës nga dekriminalizimi, për ta katapultuar atë në krye të strukturave të degës së PS në Lezhë.

Ishte po Rama që tallej dhe ironizonte akuzat për Elvis Rroshin, deri kur u zbuluan krimet e tmerrshme në Itali. Ishte po i njëjti, që i dha ultimatum Mark Frrokut t’i kërkonte falje Jozefina Topallit. Asgjë nuk ndodhi deri kur erdhi dosja e vrasjes në Belgjikë.

Të njëjtin skenar po vë në zbatim Edi Rama sot në rastin e Saimir Tahirit.

Sulmet që lëshoi kundër prokurorisë nuk janë aksidentale. Gjithçka është në vazhdën e një sjelljeje të vjetër të kryeministrit që mbron të inkriminuarit e tij, deri kur këta i kapen me presh në duar.

Në fund të fundit është e njëjta sjellje që bëjnë të gjithë liderët autoritarë kur i rrezikohet pushteti nga konflikti me drejtësinë.

Nga e gjithë kjo, sot është e qartë për këdo se Saimir Tahiri është vetë Edi Rama. Ai nuk ka asnjë rrugë tjetër vetëm të sulmojë drejtësinë. © Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI