Flash

Rama del nga kontrolli në rrjetet sociale: Më merrni të keqen, shko lahu, ajrosu, lahu prap!

Lapsi.al 23 October 2017
Rama del nga kontrolli në rrjetet sociale: Më merrni të keqen,

Pas morisë së komenteve negative për çështjen “Tahiri”, kryeministri i Shqipërisë e ka parë veten në mes të një sherri kibernetik me profilet në Facebook. Herë në konflikt me profile false e herë me qytetarë të ndryshëm, Rama ka rënë pre e një vale nervozizmi dhe acarimi duke shfryrë sa të mundë në rrjetet sociale.

“Më merr të keqen”, “shko lahu” “e ke trurin e mpirë” e të tjera shprehje si këto të bëjnë për të qeshur kur i lexon, deri kur kujtohesh se njeriu pas tastierës është Kryeministri i Shqipërisë. Nga ana tjetër Edi Ramës nuk është për t'i vënë shumë faj. Gjithnjë e më shumë po shtohen komentuesit që e quajnë "kriminel" dhe "trafikant droge", bashkëpuntor të Saimir Tahirit.

KOMENTE DHE PËRGJIGJE

Komentuesi- Ju jeni të gjithë per Burg bashk me shumicen e prokuroreve, gjyqtareve, krybashkeiakeve dhe policeve. Na keni nxir jeten të gjithë njesoj jeni, plehra.

Edi Rama – Renato, ti me merr te keqen mua dhe jeten s’dukesh ta kesh hic te nxire, po shko lexo, meso, ushqeje trurin, sepse e ke si te mpire nga sa shoh se largu! Ke luajtur shume me topa bore mbase

Komentuesi – Ti me qorrin jeni qe vrate 4 veta ne bulevard per Meten, qe u ngjite ne pushtet dhe pastaj ma bere President. Cfare te presim nga ju Kriminele

Edi Rama – E shkreta ti, me kete mendje hiç asgjë mos prit se s’ke çfare pret fare, e paske fushe krejt qendrën e komandimit

Komentuesi – Vetem ne shqiperi mbrohen hajdidet jeni kryminela turp turp te keni i futni ne burg per drita qe nuk paguan kete krimenel jo bravo bravo

Edi Rama – Kurre nuk eshte futur askush ne burg per mospagese dritash! Kurre! Per vjedhje dritash me tela te lidhur hajdutçe po, patjeter, keshtu qe dil nga kazani i çorbes se thashethemeve, shko lahu, bej nje vrap qe te ajrosesh rradaken, lahu prap, dhe fillo meso, lexo, shkollohu e ke per te pare sa mire do ndjehesh, degjo mua, e kam shume miqesisht

Komentuesi – Drejtesin nuk e ben politika por Gjykata.Me prit te beni ju drejtesi kjo kurre ska per te ndodhur.Dhe kur flisni ju politikanet per drejtesi me perzihet.

Edi Rama – Stiv, shkollohu pastaj fol

Komentuesi- Kur moret moret 4vjecarin epar shkaterruat Lazarati dhe ne sipopull tham shyqyr ushkaterrua mbjellja ekanabisit por ja hoqet Lazaratit dhe ja futet shqiperis cep me cep kanabisin.Bravo prandaj them mos umundoni ti hidhni hi syve keti populli

Edi Rama – Po sikur te merresh pak me shkolle dhe te mesosh te shkruash mire shqip qe te kuptohet edhe cfare thua, si mendon?

Të këshilluara

Meghan Markle një kopje e princeshë Dianës

Që nga dita që Meghan Marke u fotografua në krah të Princ Harry-it rreth 18 muaj më parë, e gjithë bota nuk ndali së krahasuari me dukeshën e Kembrixhit, Kate M...

14:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI