Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Mirëmbajtja e Tunelit të Krrabës, shtesë kontrate pa garë, totali arrin mbi 1 milionë USD

Lapsi.al 23 October 2017
Mirëmbajtja e Tunelit të Krrabës, shtesë kontrate pa

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nënshkruante një kontratë mirëmbajtje për  tunelin e Krrabës që është edhe pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Por e gjendur në surprizë me një kontratë që mbaroi në shtator të këtij viti dhe me një tranzicion nëpër institucione si efekt i situatës post-zgjedhore duket se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bëjë një shtesë të kontratës deri në një moment të dytë.

Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion duket se zgjidhja është menduar që të jetë negocimi në tryezë me kompaninë që ka pasur mirëmbajtjen e tunelit përgjatë një viti. Sipas një njoftimi të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhen me dije vlerat që do të shkojnë për mirëmbajtjen por jo afati i shtesës së kontratës.

Kështu vetëm për pjesën e re që fillon nga 29 shtatori 2017 e në vijim vlera e kontratës është mbi 16 milionë lekë shtuar këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në total kontrata nga fillimi e deri më sot, pra pjesa e prokuruar në vitin 2016 dhe ajo e shtuar së fundmi e çon vlerën në 118 milionë lekë apo mbi 1 milionë USD.

Kostoja e mirëmbajtës së tuneleve nëpër autostrada është relativisht e lartë për shkak të sistemeve që janë të integruara brenda tyre që lidhen me ajrimin apo sigurinë. Përveç Tunelit të Krrabës, aktualisht në regjim mirëmbajtjeje është edhe Tuneli i Thirrës që gjenet në Rrugën e Kombit i cili vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ai në Tiranë-Elbasan.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI