Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

KQZ 'vulos' zgjedhjet lokale në Kosovë

Lapsi.al 23 October 2017
KQZ 'vulos' zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve vlerësohen të këtë shkuar pa ndonjë parregullsi që do të dëmtonin tërë procesin zgjedhor, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Për KQZ-së dita e zgjedhjeve ka shkuar shumë mirë, nuk ka pasur ndonjë parregullsi apo ndonjë incident që do ta dëmtonte integritetin e procesit zgjedhor. Në rastet kur ka pasur ndonjë mangësi në materiale dhe KQZ ka ndërhyrë në kohë të shpejtë dhe ka sanuar gjendjen”, thotë Elezi.

Elezi bën të ditur se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar në vendvotime gjatë mbrëmjes së të ditë së diele, derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Deri më tani është pranuar materiali i ndjeshëm nga një numër i konsiderueshëm i komunave dhe KQZ është e orientuar në shpalljen e rezultateve përfundimtare në një kohë sa më të shpejtë që është e mundur”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se në QNR se shpejti do të fillojnë të numërohen votat me kusht, votat që kanë ardhur përmes postës dhe votat të personave me nevoja të veçanta.

Të këshilluara

Meghan Markle një kopje e princeshë Dianës

Që nga dita që Meghan Marke u fotografua në krah të Princ Harry-it rreth 18 muaj më parë, e gjithë bota nuk ndali së krahasuari me dukeshën e Kembrixhit, Kate M...

14:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI