Flash

Flet personi që 'fundosi' Tahirin: Parlamenti do të votojë kundër, ish-ministri vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë

Lapsi.al 23 October 2017
Flet personi që 'fundosi' Tahirin: Parlamenti do të

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka dhënë sot një intervistë për median siçiliane të Katanais “Meridionews”. Ai është shprehur se Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Zagani, duke folur për median italiane, thotë se ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale.

”Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë. Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim. Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë. Edhe politikanët kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës.”

Ndërsa sa i takon heqjes ose jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani shprehet se:

“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

 

Të këshilluara

KQZ 'vulos' zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve vlerësohen të këtë shkuar pa ndonjë parregullsi që do të dëmtonin tërë procesin zgjedhor, ka b...

14:58

Meghan Markle një kopje e princeshë Dianës

Që nga dita që Meghan Marke u fotografua në krah të Princ Harry-it rreth 18 muaj më parë, e gjithë bota nuk ndali së krahasuari me dukeshën e Kembrixhit, Kate M...

14:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI