Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Ferma e kanabisit në Rinas, 9 femra mes të arrestuarve

Lapsi.al 23 October 2017
Ferma e kanabisit në Rinas, 9 femra mes të arrestuarve

Në fermën e kanabisit që policia zbuloi në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, punonin edhe 9 femra, gra dhe vajza që kujdeseshin për kultivimin, prerjen dhe paketimin e bimës narkotike.

Sipas burimeve në tunelin që përdorej si magazinë, hetuesit kanë gjetur edhe një listë të personave të tjerë që punonin si dhe pagesat që merrnin.

Nëntë femrat që janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Tiranës kanë pranuar se këtë veprim e kryenin për shkak të gjendjes ekonomike. Sipas burimeve ato shpërbleheshin me 2 mijë lek për ditë pune, ndërkohë që transportimi i tyre kryhej në mënyrë të organizuar me një furgon, herët në mëngjes.

Ferma që u gjet në një ish-zonë ushtarake fare pranë aeroportit të Rinasit dhe disa kilometra larg kryeqytetit, ka shkaktuar edhe një përplasje mes policisë se Tiranës dhe asaj të Durrësit mbi juridiksionin e këtij territori. Tashmë do të jetë drejtoria e standardeve profesionale dhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave që do të përcaktojë nëse ky territor i takon komisariatit numër 5 në Kamëz apo komisariatit të policisë së Krujës pasi edhe kryeministri Rama paralajmëroi shkarkime për këtë rast.

Kultivimi i kanabisit organizohej nga ish-polici Nexhmi Kallari, së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tij, të cilët u arrestuan. Policia e Tiranës tha se kishte mbajtur nën vëzhgim këtë grup por nuk sqaroi sa kohë kishte që ushtronte aktivitetin. Në total u sekuestruan 220 bimë kanabisi dhe 146 kg e futur në thasë gati për shitje./tch

Të këshilluara

KQZ 'vulos' zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve vlerësohen të këtë shkuar pa ndonjë parregullsi që do të dëmtonin tërë procesin zgjedhor, ka b...

14:58

Meghan Markle një kopje e princeshë Dianës

Që nga dita që Meghan Marke u fotografua në krah të Princ Harry-it rreth 18 muaj më parë, e gjithë bota nuk ndali së krahasuari me dukeshën e Kembrixhit, Kate M...

14:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI