Flash

Debati në TV/ Sa e ke blerë orën? Po ti sa i bleve syzet?

Lapsi.al 23 October 2017
Debati në TV/ Sa e ke blerë orën? Po ti sa i bleve syzet?

Deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi është përplasur mbrëmjen e së hënës në emisionin “Top Story” me kolegun e tij të Partisë Demokratike Eduard Halimi. Kuptohet që në qendër të debatit ka qenë tema “e nxehtë” e këtyre ditëve që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Përplasja ka përfunduar edhe në sulme personale. Deputeti socialist e pyeti Halimin se sa i kushtonte ora e tij e dorës sepse i dukej e shtrenjtë.

“As 200-250 euro, është markë Tissot… Ja, ta heq nga dora. Shihe markën! Është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?” – iu përgjigj Halimi që nuk mori përgjigje nga Çuçi. Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit në media dhe portale u shfaq çmimi i syzeve Maybach të Saimir Tahirit që sipas referencave në internet i kalonte 10 mijë eurot. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI