Flash

Çfarë po ndodh me dosjen 'Habilaj'? Rama nis me urgjencë Xhafën në Itali

Lapsi.al 23 October 2017
Çfarë po ndodh me dosjen 'Habilaj'? Rama nis me

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhfa është nisur drejt Italisë. Burime të Lapsi.al thonë se bëhet fjalë për një vizitë pune, pa dhënë më tej detaje për axhendën e tij.

Por lëvizja ndodh në një moment kur nuk është e vështirë të kuptohet qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm.

Dosja ‘Habilaj’, në të cilën del në përgjime i implikuar edhe Saimir Tahiri, me siguri e ka shtyrë Xhafën drejt Italisë për të marrë më shumë informacione tek autoritetet e antimafias.

Kryeministri Rama i trembet si djalli temjanit provave që mund të kenë italianët për ish-ministrin e tij, të cilin vendosi të mos e dorëzojë në Prokurori, por ta mbrojë politikisht ashtu siç bënte dikur Berisha me të vetët.

Axhenda e Xhafës në Itali është ende sekret dhe me gjasë nuk do të zbulohet. Të mërkurën priten debate të ashpra në Kuvend, kur do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit.

Sot Edi Rama e ka shprehur qartë qëndrimin e mazhorancës për të mos i hapur rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.

© LAPSI.al

Të këshilluara

Juli Krisafi i merr vendin Jonida Shehut

Largimi i Jonida Shehut nga emisioni që drejtonte prej 1 viti, “Pasdite në TCH”, u bë lajmi i pasdites së sotme. Sipas Shehut, ishte ajo vetë që vendosi të larg...

18:23

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI