Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Rama i shpall sërish ‘luftë’ krimit dhe policëve të korruptuar

Lapsi.al 22 October 2017
Rama i shpall sërish ‘luftë’ krimit dhe policëve

Pasi sulmoi dhe ironizoi sërish atë që quan kazan politik dhe mediatik, Edi Rama u mor për rreth 20 minuta me krahasimin e policisë së sotme me atë që la qeveria e kaluar. Pasi doli në përfundimin e pritshëm se policia sot është si kurrë më parë, kryeministri paralajmëroi vetting edhe për drejtuesit e policisë.

Sipas Ramës, askush që ka lidhje me krimin nuk do të shpëtojë dhe premtoi se krimit do t’i jepet një ‘goditje finale’.

Rama kujtoi edhe firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me FBI-në amerikane, të cilin e njohu si sukses të vetin.  

“Krimi ka arritur të korruptojë punonjës policie, njerëz në polici. Dhe unë i përshëndes dhe inkurajojë masat radikale nëse sot Policia zbulon parcelën me kanabis në Rians, e gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet nga aty. I gjithë zinxhiri, sepse është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale të operacionit ku një muaj janë zgjatur fluturimet me financim nga KE pasi partnerët tanë nuk arritën të bindeshin nga çrrënjosja e kanabisit. Ishte një teori që ndoshta duhet ta shtymë për tetorin për të parë deri në fund se është një bimë tjetër, ku di unë. Bukur shumë, për pak ditë mbaron operacioni. Kjo çrrënjosje erdhi nga 4 vjet luftë. Lufta me krimin nuk është një veprimtari që mund ta bëjë dikush në televizor e as unë në zyrë. Është ndeshje, nuk fitohet në tavolinë. Je ti është dhe kundërshtari. Janë forcat e tua, janë edhe të tijat. Disavantazhi krijohet siç jemi mësuar ta shohim nga blerja e lojtarit. Plani kombëtar ishte sintezë e një eksperiencë dhe qartësi për të dhënë grabitjen finale. Tani unë s’dua të bëj spekulime por ka ndonjë njeri të arsyeshëm që thotë se ça do të thotë kjo gjendja finale; do të thotë mbyllja me forcë e një tregu shumë tërheqës. E kemi lajmëruar qysh në korrik për ti shkuar tani pas jo më rrënjëve, por rrjeteve të pasuruara me to. Dhe pasuritë e tyre është operacionale. Kjo do të vazhdojë kundër elementeve kriminale, kundër elementeve të inkriminuar në policisë e shtetit. Nuk do shpëtojë njeri. Nuk do shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshëm. Nuk do shpëtojë. Vettingu në Polici është për të dalluar të njomët nga të thatët.” - tha Rama në një takim me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshmë. LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI