Flash

Rama flet nga Ministria e Brendshme. Çfarë mesazhi ka për policinë

Lapsi.al 22 October 2017
Rama flet nga Ministria e Brendshme. Çfarë mesazhi ka për

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë për herë të parë me zë e figurë që pas shpërthimit të skandalit Tahiri - Habilaj. Ai ka njoftuar se do të jetë në ministrinë e Brendshmë në orën 11 për të komunikuar me policinë.

“Në 11 në Ministrinë e Brendshme për të komunikuar me trupën e Policisë së Shtetit. ERTV Livenatyrisht”.

Çfarë mesazhi do t'u japë Rama efektivëve të policisë, ndërkohë që policia është në një prej situatave të saj me delikate?

Përgjimet e Habilajve në Itali nga antimafia e Katanias dhe ajo e Leçes flasin për një zinxhir drejtues të policisë që ishte pjesë e grupit të narkotrafikut.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është pohuar se shumë policë janë nën hetim si pjesë e grupit dhe se priten arrestime.

A është lëvizja e Ramës një përpjekje për të mos e lënë  trupën e policisë të dekurajohet apo ai kërkon t'u tregojë atyre që kërkojnë arrestimin e Tahirit se policia është në anën e qeverisë, njësoj siç bënte Berisha pas 21 janarit kur i drejtohej zyrës së Arben Imamit për t'u folur forcave të armatosura rreth puçit të shtetit? /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI