Flash

Pse Rama vendosi ta mbrojë Saimir Tahirin nga selia e Partisë Socialiste

Lapsi.al 22 October 2017
Pse Rama vendosi ta mbrojë Saimir Tahirin nga selia e Partisë

Me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Edi Rama njoftoi se e shtyu për ditën e hënë mesazhin e zakonshëm të së dielës, që ka të bëjë me çështjen "Tahiri". Në fakt ajo që ka rëndësi nuk është koha, por vendi ku ka zgjedhur të flasë kryeministri për Tahirin, të cilin ka vendosur ta mbrojë nga arrestimi.

I rrethuar nga deputetët socialistë në mbledhjen e grupit, Edi Rama kërkon të japë idenë se ky nuk ka qenë vendimi i tij personal. Duke e shpërndarë peshën e fajit në të gjithë selinë e PS-së, Rama lehtësohet vetë nga akuzat që i bëhen, se Saimir Tahiri ishte thjesht zbatuesi i urdhrave dhe se paratë e trafikut të narkotikëve u përdorën për fushatën e 25 Qershorit.

Në fakt, bekimi që do të marrë nesër Saimir Tahiri nga selia e PS, i jep një sens llogjik të gjitha dyshimeve, se ku shkuan miliona eurot që u fituan nga kanabisi. © Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI