Flash

Pezullimi i autonomisë së Katalonjës, reagon ashpër lideri rajonal

Lapsi.al 22 October 2017
Pezullimi i autonomisë së Katalonjës, reagon ashpër lideri

Presidenti i Katalonjës, Karles Puigdemont është shprehur se Katalonja nuk mund ta pranojë vendimin e qeverisë së Madridit për të aktivizuar nenin 155 të kushtetutës, në bazë të së cilës qeveria qendrore merr kontrollin e rajonit.

Ai e përshkroi këtë si sulmin më të keq ndaj institucioneve të Katalonjës që prej regjimit diktatorial të gjeneralit Franko 1939-1975, i cili hoqi autonominë rajonale.

Në planin e kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, përfshihet shpërndarja e Parlamentit të Katalonjës dhe shkarkimi të gjithë anëtarëve të qeverisë.

Puigdemont tha se qeveria spanjolle po vepron kundër vullnetit demokratik të katalanasve dhe po refuzon të gjitha ofertat për dialog.

Ai tha gjithashtu se do të mbledhë Parlamentin për të diskutuar rreth një përgjigjeje për vendimin e Rajoy-t. Teksa iu drejtuar qytetarëve evropianë, ai tha se vlerat themelore të Bashkimit Europian janë në rrezik në Katalonjë.

Policia ka njoftuar se 450 mijë vetë morën pjesë në një protestë në Barcelonë të shtunën, duke bërë thirrje për liri dhe pavarësi. Në Katalonjë u zhvillua më 1 tetor u zhvillua referendumi për pavarësi, ku 90 % e pjesëmarrësve votuan pro. Referendumi u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës.

Të këshilluara

Variant i ri Whatsapp për biseda pune

Whatsapp Business po testohet tek disa perdorues indianë që më pas të mund të shkarkohet gjerësisht. Ky variant i ri Whatsapp-i u shërben profesionistëve që ...

20:04

Masakër në Afganistan, vriten 43 ushtarë

Talebanët në Afganistan godasin për të dytën herë brenda javës forcat vendase të sigurisë, duke i kombinuar sulmet e befasishme me shpërthime vetëvrasëse. Pl...

19:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI