Flash

Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmate

Lapsi.al 22 October 2017
Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ngre alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion PLUS, ai thekson se ky fenomen është i përhapur dhe është jetike lufta ndaj tij.

“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Europë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”

E korrupsioni sipas Gianni Buquicchios, mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare. Si njeri i angazhuar personalisht në këtë reformë, ai thekson nevojën e ecjes me hapa të shpejt të zbatimit të saj.

“Pra u bë kjo reformë, një reformë shumë komplekse, ndoshta pak më shumë se komplekse, por siç duket ishte e nevojshme ky kompleksitet, duke parë situatën shqiptare, ku për fat jo të mirë mes opozitës dhe mazhorancës nuk ekziston besimi që duhet të jetë, dhe për pasojë u arrit në një përfundim, Kushtetuta u ndryshua. Tani ligjet e reformës kushtetuese duhen vënë në zbatim. Procesi i Vettingut nuk ka nisur ende, por është e rëndësishme të ecet me shpejtësi. Populli shqiptar nuk mund të presë më për të pasur gjykatës të pavarur dhe të paanshëm. Është thelbësore për shoqërinë shqiptare, për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimin e ekonomisë”

Përfitimet e shoqërisë shqiptare nga reforma në drejtësi janë të shumta, por Buquicchio nënvizon në mënyrë të veçantë zhvillimin ekonomik përmes investimeve të huaja në vend.

“Nëse nuk keni gjykatës të paanshëm, nuk do të keni investime të huaja, pasi një sipërmarrës nuk vjen këtu për të shpenzuar paratë e tij për të zhvilluar ekonominë shqiptare, se në rast konflikti nuk do të ketë një vendim të paanshëm nga ana e drejtësisë. Kjo për ekonominë, por edhe për qytetarët e thjeshtë, është e rëndësishme që gjykatësit të jenë të paanshëm, jo të korruptuar dhe të japin vendimet ashti siç duhet”

Komisioni i Venecias ka bashkëpunuar me qeverinë shqiptare që në hapat e para të tranzicionit politik në vendin tonë, përmes asistencës në hartimin e ligjeve themelore. Angazhimi kryesor ka qenë kur përmes opinionit të tij, Komisioni i dha dritën jeshile ligjshmërisë së ligjit të Vettingut, jetik për pastrimin e drejtësisë shqiptare nga korrupsioni.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI