Flash

Hezitimi i policisë para bandës në Elbasan, Rama e gjen problemin tjetërkund

Lapsi.al 22 October 2017
Hezitimi i policisë para bandës në Elbasan, Rama e gjen problemin

Ngjarjen e 18 shtatorit në Elbasan, ku policia mbeti e paralizuar para sulmit të një bande, Edi Rama e sheh nga një këndvështrim tjetër.

Sipas atij, edhe pse policia u godit dhe nuk u kundërpërgjigj, edhe pse nuk reagoi pasi iku makina e blinduar, gabimi është i gjykatës dhe prokurorisë.

Për Ramën, nëse në Shqipëri do kishte prokurori dhe gjykata funksionale nuk do të ndodhnin të tilla ngjarje.

Kryeministri propozoi edhe vendosjen e një çmimi për ‘kokën’ e të shpallurve në kërkim.

“Nuk kishte gjë më të shëmtuar se ajo video që erdhi nga Elbasani. E papranushme. Nëse këtu në Shqipëri do kishte prokurori dhe gjykatë në lartësinë e betejës dhe detyrës, s’do ndodhte kështu. Për ta mbyllur disa gjëra, së pari çdo drejtues, çdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin, të mbajë kokën lart dhe të jetë i garantuar dhe do jetë i mbështetur fuqimisht, për të mbajtur lartë flamurin e Policisë së Shtetit dhe nuk e ul dot asnjë furtunë balte. Vettingu nuk bëhet për ata që janë shërbëtorë të uniformës, por për ata që e kanë përsëndyrë uniformën. Padyshim që sot jeni dëshmitar që nuk ndodh më që merr një dhe hidh andej. Policia të vendosa çmim për kokën e të shpallurve në kërkim.”, - deklaroi Rama.

Kujtojmë se në 18 shtator në Elbasan, një makinë e blinduar u fut mes 12 policëve dhe goditi zv.drejtorin e policisë së këtij qarku. Makina u fut në tregon agro-ushqimor dhe policia nuk e ndoqi nga prapa. Enea Bekteshi, një nga personat që dyshohet se ishte tek makina e blinduar, u vu pas dy javësh në pranga nga policia. LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI