Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Habilajt e Ramës si 21 janari i Berishës

Lapsi.al 22 October 2017
Habilajt e Ramës si 21 janari i Berishës

Një ironi e fatit i bën liderët tanë të sillen njësoj, kur kapen me duart të zhytuara në krim. Edi Rama po vepron me skandalin e përfshirjes së ministrit të tij më të afërt dhe më të “suksesshëm”, në të njëjtën mënyrë si paraardhësi i tij me gardistët e 21 Janarit.

Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim atë që ndodhi dy vite më parë, ngjashmëria është e frikshme.

Në shtator të 2015, atëherë kur një oficer policie, denoncoi për herë të parë lidhjen e ministrit të Brendëshëm me trafikantët e klanit Habilaj, Rama nuk gjeti dot asgjë më krijuese se sa shpikja e një alibie. Ai e akuzoi Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafiaknëve dhe si dekonspirues të aksioneve të policisë. Ai zhvilloi një tubim “madhështor” përpara 2 mijë policëve, në pallatin e kongreseve, për t’u thënë se vëmendja e tyre nuk duhej përqëndruar tek denoncuesi, por tek anatemimi i tij (lexo shkrimin poshtë).

Pra, për kryeministrin më e rëndësishme ishte të përleshej me faktet sesa të përballej me të vërtetën.

Sali Berisha bëri të njëjtën gjë pasi gardistët e tij vranë katër protestues të pafajshëm në bulevard. Fillimisht ai foli për çadra pistoletë dhe thika me helm. Ai këmbënguli deri në marrëzi se faji ishte i atyre që ndodheshin në anën e mirë të historisë (pra se të vrarët ishin qëlluar nga shokët e tyre), njësoj si Rama që i kërkoi policve të dënonin aktin e kolegut të vet, që ai dhe Tahiri e kishin burgosur.

Por, kjo histori e propagandës që do të groposë të vërtetën duke i mbivënë asaj një gënjeshtër të madhe, nuk përfundon këtu. Historia e komportimit të ngjashëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës është fatkeqësisht identike. Sjellja e tyre është e njëjtë edhe pasi e vërteta shpërthen në sy të të gjithëve.

Pasi doli me video se katër viktimat e 21 janarit ishin qëlluar nga gardistët brenda kryeministrisë, Sali Berisha zgjodhi planin B. Ai i harroi alibitë e çartura që kishte nxjerrë nga goja dhe shpiku historinë e “grushtit të shtetit”, ku ishin përfshirë prokuroria, opozita dhe mediat.

Të njëtën gjë po bën edhe Rama. Edhe ai ka vënë në veprim skenarin rezervë. Pasi alibia se Dritan Zagani ishte bashkëpuntor i trafikanëve ra, pasi përgjimet italiane treguan se në mbrojtje të tyre ishte qeveria, Rama filloi të flas për puç dhe komplot.

Ai bën sikur faktet e ardhura nga përtej Adriatikut nuk ekzistojnë dhe sikur gjithçka është një koalicion kundër tij, i organizuar nga prokurorët e nxitur prej opozitës dhe të ndihmuar nga mediat e kazanit.

Të dyja këto histori, aq identike në vullnetin për të varrosur faktet e bëjnë tejet më të lehtë kuptimin e së vërtetës. Por po aq sa na ndriçojnë për të shkuarën, ato kanë aftësinë të na bëjnë më të lexueshme edhe të ardhmen.

Megjithëse zgjati edhe dy vite e gjysëm pas 21 janarit, pushteti i Berishës mori përgjithnjë mbi vete njollën e krimit. Ai vazhdoi të mbijetojë, por humbi çdo legjitimitet dhe kredo morale.

E njajta etapë po hapet edhe për Ramën pas skandalit Habilaj- Tahiri. Për të, tani, ekziston dhe prova flragrante e një qeverisjeje që mbështet dhe mbron trafikantët. Vazhdimi i saj është vetëm një zgjatje agonie.

@Lapsi.al  

Të këshilluara

Po fillon golemizimi i Jugut

Debati i stërzgjatur mes shtetit dhe pronarëve, prishjeve dhe ndërtimeve, minoritarëve dhe qeverisë, Tiranës dhe Athinës pritet të marë fund këtë të hënë, kur K...

17:52

Ç'rol po luan ambasadori amerikan?

1. Kur vdiq Ibrahim Rugova u themelua një Këshill për varrim. Këshilli për varrim ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kjo i shihej në fytyrë kryetar...

01:10

Requiem për “çunat e Sajmes”

Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite na u tha se kishim policinë që donim; Se kishim hequr nga rrugët mustaqellinjtë barkderrë për t’i zëv...

01:34

Lu foli si për herë të fundit!

Sot amabasadori Lu, foli më shqip se cdo herë që ka folur troç në Shqipëri. Madje seç ndihej dicka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e p...

08:29

Pse Lu foli me emra?

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet kryelajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavë...

14:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI