Flash

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu shpërfill Haki Çakon

Lapsi.al 22 October 2017
Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu shpërfill Haki

Një urdhër i dhënë nga drejtori i Policisë së Tiranës ka çoroditur forcat e Patrullës së Përgjithshme në kryeqytet.

Ardi Veliu u ka komunikuar verbalisht drejtuesve të policisë se efektivët e këtij sektori nuk duhet të përdorin gjatë kohës së shërbimit numrat celularë të punës. Madje ai ka thënë prerazi se të gjithë celularët duhet t'i kenë të fikur.

Forcat e Patrullës së Përgjithshme disponojnë numra telefoni me "41", të shpërndara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me qëllimin që të lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen me efektivët e kësaj strukture, e para që përballet me problemet e ndryshme me natyrë kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako ka urdhëruar me shkrim mbajtjen e këtyre numrave dhe përdorimin e tyre gjatë kohës së shërbimit.

Por Ardi Veliu e ka shpërfillur udhërin ekzekutiv të eprorit të tij. Ky fakt ka shkaktuar shqetësime dhe pengesa në punën e Patrullës së Përgjithshme.

Nuk është e qartë nëse Haki Çako është në dijeni të këtij fakti apo ai e ka toleruar me dijeni drejtuesin e policisë së Tiranës, i ardhur në detyrë pas emërimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI