Flash

Bota e krimit qarkulloi 1.2 miliardë euro të ardhura nga kanabisi në 2016

Lapsi.al 22 October 2017
Bota e krimit qarkulloi 1.2 miliardë euro të ardhura nga kanabisi

Ambasadori i OSBE -së deklaroi disa javë para zgjedhjeve se rreth 2 miliardë euro para të pista ishin gati për t'u përdorur në zgjedhjet e qershorit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e thirri me urgjencë në zyrën e tij. Borchard u detyrua të shpjegojë se paratë e pista nuk ishin mbledhur vetëm gjatë qeverisjes së PS.

Opozita dha gjithashtu alarmin se këto para do të blinin zgjedhjet.

OSBE u detyrua ta pranojë zyrtarisht fenomenin e gjerë të blerjes së votës në raportin përfundimtar.

Paratë e krimit ishin kryesisht të ardhura nga kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Revista Monitor shkruan se "vetëm nga kultivimi dhe tregtimi i hashashit, gjatë vitit 2016, bota e krimit në Shqipëri qarkulloi rreth 1.2 miliardë euro".

Kjo shifër është sa 10 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Në vitin 2014, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin vlerësonte se fitimi nga drogat në vendin tonë kapte 2.6 për qind të PPB.

Nga këto shifra rezulton se rritja e përfitimeve nga kanabisi në 3 vjet është 5-fishuar. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI