Flash

Basha: Cili ishte qëllimi i vërtetë i Ramës me deklaratën para policisë sot

Lapsi.al 22 October 2017
Basha: Cili ishte qëllimi i vërtetë i Ramës me

Lulzim Basha deklaroi se dalja e Edi Ramës para drejtuesve të lartë të policisë kishte për qëllim t’u jepte garanci publike kriminelëve se ai ka në kontroll policinë.

Sipas Bashës, Rama po zgjedh të sakrifikojë të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Basha e gjen të vërtetën për gjendjen e policisë së shtetit në përgjimet italiane, të cilat i cilëson si të pa censuruara dhe të pa transformuara nga proganda e Ramës.

DEKLARATA E BASHËS:

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?

Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI