Flash

Vuçiç: Me shqiptarët duam marrëveshje historike

Lapsi.al 21 October 2017
Vuçiç: Me shqiptarët duam marrëveshje historike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi vendi i tij synonte një marrëveshje historike me shqiptarët.

“Artileria dhe avionët e ushtrisë serbe nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd, por janë dëshmi se Serbia vlerëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të jetë në gjendje që t’i mbrojë”, deklaroi Vuçiq, sipas agjencisë së lajmeve, AA.

”Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe të qëndrueshëm, që të jetë partner i fuqishëm si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, fqinjësi të mirë me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët”, tha Vuçiq në aeroportin e Batajnicës, ku u prezantua stërvitja ushtarake ”Sloboda 2017” (”Liria 2017”) me rastin e 73-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga nazistët.

”Serbia nuk druhet të negociojë, por askush nuk duhet të mendojë se negocion sepse frikësohet”, shtoi ai.

”Ne jemi vend i lirë, i pavarur dhe sovran, i cili dëshiron të merret me veten dhe të punojë, përparojë dhe të zhvillohet”, tha presidenti serb.

Të këshilluara

Nis heshtja zgjedhore në Kosovë

Nga ora 07:00 ka filluar sot heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku nesër pikërisht nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, ...

09:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI