Flash

VIDEO/ "Mbylle! Zhduku! Të qelbur! Ta marr për leckash" histeria kundër gazetarëve, kur foli Tahiri

Lapsi.al 21 October 2017
VIDEO/ "Mbylle! Zhduku! Të qelbur! Ta marr për leckash"

Një skenë e turpshme ka ndodhur sot në dyert e kryesisë së Kuvendit.

Tahiri ka vendosur t'i qëndrojë larg "qelisë më të largët të burgut", ndaj sapo ka dalë nga Komisioni i Mandateve mbajti një fjalim përçart për Gërdecin e 21 Janarin, Berishën, Shkëlzenin, Metën, Monikën etj.

Në sfond i qëndronin një turmë militantësh, që fillimisht e pritën me brohorima.

Por turma e njerëzve u bë agresive, kur gazetarët pyetën Tahirin se përse po kërkon mbrojtjen e partisë përballë vendimit të gjykatës, se përse po fshihet pas imunitetit dhe nëse i trembet dëshmitarit të ri që u rrëfye në prokurori për lidhjet e tij me Habilajt.

Ndërsa gazetarët pyesnin Tahirin, nga turma e njerëzve lëshoheshin një sërë etiketimesh dhe kërcënimesh. "Zhdukuni! Mbylle gojën! Gazetarë të qelbur! Ta marr për leckash!" dhe të tjera sharje si këto, vinin pas çdo pyetjeje që bënin reporterët. 

Për më shumë shikoni videon.

Turma e njerëzve që shoqëron Tahirin nuk meritojnë t'i quash as mbështëtës të trafikut të narkotikëve. Janë më shumë partiakë të sëmurë, nostalgjikë të mjerë të komunizmit dhe të përdhunuar psikologjikisht nga pushtetarët që shpërndajnë rroga dhe vende pune. © Lapsi.al

Të këshilluara

Brenda dasmës ekstravagante të Gucci Mane

Gucci Mane dhe e fejuara e tij Keyshia Ka’oir u martuan në një ceremoni  të stilit ekstravagant, në një bardhësi absolute, përfshirë dhe të ftuarit të cilit ish...

12:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI