Flash

Tahiri intimidon prokuroren Elizabeta Ymeraj: Unë nuk të them lavire!

Lapsi.al 21 October 2017
Tahiri intimidon prokuroren Elizabeta Ymeraj: Unë nuk të them lavire!

Saimir Tahiri ka kaluar në kundërsulm total. Nga lotët dhe zëri i dridhur para dy netësh në Opinion, Tahiri ka kaluar tek përplasja e duarve në tavolinë, sfidimi i opozitës, madje edhe intimidimi i prokurores Elizabeta Ymeraj.

Ndërsa bërtiste për ndryshimin mes tij dhe pushtetarëve të PD-së, Tahiri u shpreh: "Unë nuk kam moralin tuaj. Unë nuk kam standartin që t'i them prokurores lavire".

Tahiri solli në Komision etiketimin që Berisha i bënte Ina Ramës pas 21 janarit, por ndërsa bërtiste për "lavire" në sallën e Komisionit të Mandateve, ai dukshëm ka tentuar të intimidojë prokuroren Elizabeta Ymeraj. Asnjë nga deputetët e tjerë në seancë nuk reagoi. Sot Tahiri nuk ka pasur nevojë për mbrojtjen e deputetëve të PS, pasi e ka marrë situatën nën kontroll në përballjen me prokurorët dhe opozitën.

Të këshilluara

Dorëhiqet drejtori i Portit të Durrësit

Ndërrohet sërish drejtori i portit të Durrësit. Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit Aleksandër Lipivani ka dhënë dorëheqjen nga posti më 16 ...

11:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI