Flash

Si të zhdukim rrathët e zinj poshtë syve

Lapsi.al 21 October 2017
Si të zhdukim rrathët e zinj poshtë syve

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur të duket e lodhur dhe jo tërheqëse.

Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat. Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë. Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. Duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.

Hidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

 Bustina çaji

Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.

Kastraveci

Kastravec i freskët njihet prej shekujsh si një nga mënyrat për të trajtuar zonën poshtë syve. Fetat e sapoprera të kastravecit vendosen mbi sy dhe lihen për disa minuta, çka garanton tonifikimin dhe shtrëngimin e lëkurës së kësaj zone.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Gjethet e mentes

Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.

Patatja

Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.

Gjumë i mirë

Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë. Një copë pambuku e njomur me ujë të ftohtë dhe që vihet mbi sy kur biem të flemë është shumë efektive.

Vaji i bajameve

Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.

Të këshilluara

Pse të rinjtë sot tundohen nga seksi tresh

Studiuesit e universitetit New Brunswick zbuluan se studentët kanadezë po konsiderojnë gjithnjë e më shumë 'ménage à trois', por stepen së eksperimentuari nga f...

11:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI