Flash

Operacion policor në 6 qarqe, disa të arrestuar, kapen armë e drogë

Lapsi.al 21 October 2017
Operacion policor në 6 qarqe, disa të arrestuar, kapen armë e

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv të shtrirë në 5 qarqe të vendit për goditjen e grupeve me aktivitet kriminal.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, në një konferencë për mediat tha se 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë duke operuar në qytetet e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.

Deri tani policia ka arrestuar 5 persona për armëmbajtje pa leje, drogë dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Dibër, u arrestua shtetasi Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik kallashnikov me krëhër, 1 pistoletë tip ‘Beret’, 1 thikë, 3 granata offensive dhe 2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Në Lezhë, u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe u arrestuan në flagrancë 2 poseduesit e tyre. Konkretisht, Emiliano Arapi 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik.Po ashtu u arrestua dhe Rafael Lazri 24 vjeç, banues në Troshan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri ‘Glock’ me 27 fishekë si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.

Në Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qira nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, tip “Scorpion”, kalibër 7.65 mm dhe 1 krehër me 20 fishekë kalibër 7.65 mm.Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan në  Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë. Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të ashpër.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI