Flash

Komuniteti trans kundër Caitlyn Jenner: Ndjejmë keqardhje

Lapsi.al 21 October 2017
Komuniteti trans kundër Caitlyn Jenner: Ndjejmë keqardhje

Caitlyn Jenner u fotografua të enjten jashtë nje supermarketi në Santa Monica. Ajo ishte veshur si gjithnjë me shije, por kishte një pamje të trishtuar. Ndoshta kjo vjen si rezultat i tërheqjes së emrit të saj nga çmimet që do të ndahen këtë të shtunë në Los Angeles, në ballon e bamirësisë. Lajmi që Caitlyn ishte një nga emrat e lakuar për të tërhequr një çmim, shkaktuan zemërim në komunitetin trans të cilët dhanë një përgjigje të shpejtë dhe të furishme , duke refuzuar në mënyrë kategorike zgjedhjen e Caitlyn. Për këtë, u bë një peticion ku bëhej thirrje që shoqata e bamirësise të rishqyrtojë çmimin. Caitlyn është një republikane e flaktë, dhe shumë veta brenda komunitetit, mendojne se ky fakt, i kombinuar me pasurinë e saj dhe prejardhjen e privilegjuar, do të thoshte se ajo nuk duhet të shihet si përfaqësuese e denjë e komunitetit. Për këtë përfaqësuesit e ‘St John’ deklaruan: “Ne ndjejmë shumë keqardhje që veprimet tona kanë dëmtuar dhe kane përçarë komunitetin transgjinor. Ky nuk ishte qëllimi ynë.

“Misioni ynë gjithmonë ka qenë që të lartësojmë dhe të lëvizim përpara komunitetin tonë. Fillimisht vendosem të nderojmë Caitlyn Jenner, për shkak të mbështetjes së saj të Programit Shëndetësor Transgjinor.

Megjithatë, dëgjojmë shqetësimet e aktivistëve lokalë dhe i marrim ato me shumë seriozitet. Prandaj, Caitlyn nuk do të marrë një çmim në kete event madje nuk do te jete as prezente”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI