Flash

Droga/ Përplasja e Edi Ramës me Lapsi.al. Si është e vërteta ?

Lapsi.al 21 October 2017
Droga/ Përplasja e Edi Ramës me Lapsi.al. Si është e
Pasi plasi skandali i Dritan Zaganit, i cili e akuzoi ish ministrin e Brendshëm se mbronte trafikantë droge si kushërinjtë e tij Habilaj, dyshja Rama- Tahiri organizoi një manifestim popmoz dhe mashtrues për të fashitur skandalin. Ata, me miratimin e diplomatëve dordolecë të Tiranës, mblodhën në sallën e pallatit të kongreseve të gjithë hierarkët e policisë në një konferencë të titulluar me emrin, që sot ngjan qesharak : "Antidroga, një histori suksesi". Po t'i ktheshesh sot kësaj butaforie, të denjë për një teatër kukllash, do shikosh gjëra monstruoze. Aty u shfaqën tabela që tregonin se 99% e territorit të vendit ishte pastruar nga droga. Aty jepeshin shifrat e nëpunësve të blerë të Guardia di Finanza që tregonin një Shqipëri të pambjellë.

Dy grafike te paraqitur nga Edi Rama ne 16 shtator 2015, ne nje mbledhje ne Pallatin e kongreseve me mbi 2000 police, te organizuar pas denoncimeve te Dritan Zaganit. Aty u tentua te tregohej se akuzat se qeveria mbronte trefikantet ishin pjese e skenarit te makinerise se baltes dhe mediave te kazanit dhe se kanabisi ishte shfarosur ne masen 99.2% (tabela lart) dhe se policia e çunave te Tahirit kishte shkaterruar nje sasi disa fish me te madhe se gjate kohes se Berishes (tabela poshte). Pasi shpalli se betejen e kishte fituar ne 2015, Rama "harroi" dhe e shpalli te fituar edhe dy vite me pas.

Nejse, aty Rama foli edhe për Dritan Zaganin, ku në vend që ta merrte në konsideratë si një denoncues, e shpalli armik dhe bashkëpunëtor të trafikantëve. Gjatë kësaj periudhe, Lapsi.al u kishte bërë jehonë dëshmive të Zaganit. Kishte denoncuar me forcë censurimin që iu bë intervistës së tij nga News 24. Ishte tallur me butaforinë e shfaqes së shëmtuar të 16 shtatorit 2015. Dhe për të gjitha këto, pati privilegjin të futej nga Rama në aradhën e makinerisë së baltës, që shpif për punën e policisë. Në këtë shfaqje të ngritur në këmbë nga makineria gëbelsiane e propagandës, Rama e goditi Lapsin mes atyre mediave “që shfrytëzojnë pushtetin e të pasurit një LAPS në dorë për të nxirë punën e policisë”, duke e futur në  grupin që “përdor gjuhën e LAPS-ave, populli nuk e beson”, - shtoi ai. (Poshtë videoja e fjalimit te Ramës) Ne atëherë, pas këtyre shpifjeve të ulta të kryeministrit, u përgjigjëm me një editorial: “Një përgjgje për Ramën: “Ne do të vazhdojmë me Laps në dorë”. (lexo poshtë). Sot, fiks dy vite më pas, jemi krenarë që vazhduam t'a bëjmë atë që u premtuam lexuesve tanë. Sepse së pari, Rama e kishte shpallur të fituar betejën me drogën në 2015, harroi se ç'kishte thënë dhe e rishpalli edhe njëherë në 2017. Dhe së dyti, sepse denoncimet e Zaganit, të cilave ne u kushtuan gjithë hapsirën e mundshme, dolën të vërteta dhe kryeministri rezultoi gënjeshtar. Sot, gjithkush mund të bëjë me lehtësi diferencën se kush është “makineri balte”, kush “përdor një gjuhë që populli s'e beson” dhe kush bën detyrën e vet duke treguar të vërtetën. ©Lapsi.al Video e Ramës 16.09.2015

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI