Flash

Analiza/ Çfarë thonë mediat italiane për Hysajn pas barazimit me Interin

Lapsi.al 21 October 2017
Analiza/ Çfarë thonë mediat italiane për Hysajn pas
Shqiptari Elseid Hysaj mbushi 100 ndeshje në fushë me Napolin në sfidën kundër Interit të mbyllur 0-0. Pas përfundimit të takimit, mediat italiane kanë dhënë komente pozitive për shqiptarin. “Calciomercato.it” e vlerëson me notën 6 dhe shkruan se "mbrojtësi shqiptar i tregua i pasigurtë në momente, por gjithmonë gjen kohë të mbështesë Callejon duke kaluar mbi mbrojtjen e Interit në pjesën e parë. Përplaset shpesh mbi “murin” Nagatomo në pjesën e dytë". “CalcioNapoli24” i jep notën 6.5. “Hysaj, bie jo pak në sy në krahun e tij në sfidën ballkanike me Perisic dhe ndërkontinentale me Nagatomo. Nga këmbët e tij lind krosi që e çoi Handanovic në një mrekulli të dyfishtë. Edhe në pjesën e dytë u tregua propozues në krahun e tij dhe konkret në mbrojtje. Kujtojmë rastin me Perisic në minutën e 79-të kur me shpatull zhbalancoi kundërshtarin”, citon lapsi.al. “Oasport” i jep notën 6 duke shkruar: “ndeshje e kujdesshme dhe vetëm nga dy iniciativa të tij lindin rastet për gol të Callejon dhe Mertens”©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI