Flash

5 pyetjet e nxehta që vunë me shpatulla për muri Tahirin

Lapsi.al 21 October 2017
5 pyetjet e nxehta që vunë me shpatulla për muri Tahirin

Sot në senacën e kuvendit ku diskutohej imuniteti i Saimir Tahirit, u fol shumë si për faktë penale po ashtu edhe për politikë. Ish ministri i rendit deklaroi se ai ishte i hapur për gjithçka, madje dhe për kontrollin dhe përgjimin e tij, por jo për të mbajtur në duar pranga politike. Ai shpesh herë ia doli të nxirrte bllof prokurorët dhe të sulmonte politikisht deputetët e opozitës. Por pati një moment kur Tahiri u vu me shpatulla për muri. Kur ai mërmëriti, nuk diti të japë asnjë përgjigje dhe madje kërkoi ndihmën e Gramoz Ruçit duke krijuar kakofoni.

Ky qe momenti kur deputeti Eduart Halimi hartoi pesë pyetjet azgjesuese për ish ministrin. Duke qenë se as Tahiri dhe as avokati i tij Hajdari nuk pati asnjë përgjigje për to, Lapsi.al po i rrimer dhe po i zbardh të plota...

E Para: Grupi kriminal i strukturuar i habilajve kanë trafikuar të qetë me skaf, me gomone, me peshkarexhë dhe me makinë drogë dhe armë. Sot a jeni të bindur ju vetë se ka prova të mjaftueshme se makina AA 003 GB është përdorur për trafik?! Bazuar në dosjen jo të prokurorëve shqiptarë që ka paragjykime, po në dosjen e gjyqtarëve të Katanias?

E dyta: A jeni i bindur ju sot se Habilajt përfaqësojnë së paku një familje kriminale që për 4 vjet kanë trafikuar drogë dhe armë dhe që për 4 vjet policia nuk trokiti po sipas përgjimeve segmente të policisë dhe politikës ishin pjesë?

E treta: Dritan Zagani u hapi luftë dhe i denoncoi publikisht duke rrezikuar jetën e vet, të gruas dhe tre fëmijëve, sot si deklaroheni fajtor apo i pafajshëm që burgosët Zaganin? Kush është llumi në këtë histori?! Ata që e lanë familjen klanin kriminal Habilaj nga shtator 2013-shtator 2017 që të lëvizte lirshëm drejt Italisë, policia shqiptare, politika shqiptare apo policia italiane që për 4 vjet e përgjoi dhe e coi para drejtësisë?!

E katërta: komisar Zagani ka patur luftë të hapur, kryeministri e quajti zagar përvec burgosjes, nga ana tjetër ju nuk bëtë asnjë veprim të vetëm për të çuar Habilajt para drejtësisë. Sot ato që tha Zagani dolën tërësisht të vërteta! Nëse ju dhe kryeministri Rama do mbanit anën e komisar Zaganit ju gjykoni se Habilajt do trafikonin këto 2 vjet? Kush është llumi në këtë mes?! Ju që mbajtët anën e Habiljat apo komisar Zagani?!

E fundit: Ka provë se një nga anëtarët e Habilajt ka ardhur në Tiranë dhe ka biseduar me shefin e madh, koha rezulton me aksionin Fundi i Marrëzisë. A ka pasur Habiljat dorë në luftën kundër lojrave të fatit?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI