Flash

Rama vendos të dalë në publik, u "fsheh" pas shpërthimit të skandalit Tahiri - Habilaj

Lapsi.al 20 October 2017
Rama vendos të dalë në publik, u "fsheh" pas

Edi Rama ishte zhdukur nga ekranet prej disa ditësh. Dalja e tij e fundit ishte në Shkup, në një samit rajonal.

Ka 3 ditë që mungon në ekranet e Tv, në të cilët zakonisht qëndron për orë me radhë.

Ka fikur edhe ekranin privat, ERTV.

Që prej shpërthimit të skandalit Tahiri - Habilaj u është shmangur kamerave.

Anuloi edhe një dalje në krah të Arben Ahmetajt për t’u folur sipërmarrësve të vegjël për taksën e re që po u shton me përfshirjen në skemën e TVSH.

Ka bërë vetëm disa postime në rrjetet sociale, për të lënë të kuptohet apo për të krijuar idenë, se ai nuk e mbështet Saimir Tahirin.

"Larje duarsh", thotë opozita, që nuk heq dorë nga bindja se Saimir Tahiri nuk ka vepruar pa urdhërin apo dijeninë e Edi Ramës.

Sot Rama vendosi të dalë në publik, për çudi në një tavolinë me Ilir Metën.

Presidenti duket se i jep siguri edhe kur nuk e ka të reshtuar si aleat.

Rama pranoi të merrte pjesë në një konferencë për 25 -vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Mediat po e presin që ai t'u flasë shqiptarëve "sy më sy", siç i pelqen të thotë, për t'u treguar se çfarë ndodhi, në dijeninë e tij, me ministrin e tij më të suksesshëm, që "kishte bërë zap krimin dhe kishte kthyer policinë në detyrë". /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI