Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Pas “Balenës Blu” një tjetër llojë e frikshme po qarkullon në internet

Lapsi.al 20 October 2017
Pas “Balenës Blu” një tjetër llojë e frikshme po

Interneti, përveçse një burim shumë i mirë informacioni, në ditët e sotme është edhe një rrezik i madh për shoqërinë.

Pas lojës “Balena blu”, një tjetër lojë e rrezikshme është shfaqur në Facebook. Ajo quhet “sfida 48 orëshe” dhe u drejtohet të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeç.

Të gjithë fëmijët që bëhen pjesë e saj, ftohen që të zhduken nga prindërit e tyre. Çdo përmendje si  “ i humbur” në rrjetet sociale, rrit pikët e lojës. Ata që marrin pjesë mund t’i rrisin këto pikë duke qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur të fshehur nga familja apo miqtë e tyre të ngushtë.Rasti i parë është raportuar në Irlandë. Një nënë nga qyteti Derry është shprehur se fëmija i saj ishte zhdukur për plot 55 orë dhe është gjetur në një qytet tjetër, shumë larg.

“Isha e tmerruar. Kisha frikë mos kishte vdekur, ishte rrëmbyer, apo përdhunuar. Ai mendonte se ishte argëtuese dhe nuk shprehu aspak pendesë kur u mor në pyetje nga policia”, tregoi ajo.

“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën që u përhap në vitin 2015, “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.

 

Të këshilluara

Përplasje me armë në Elbasan

Një përplasje me armë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë një kon...

15:26

Mos qaj Saimir Tahiri

Kur i mbushi sytë me lot, ngela për një moment. Fërkova sytë se thashë mos po lotoj unë dhe më bënë sytë sikur ti po lotoje. Po jo, ishe ti, po, po ishe ti, ai ...

14:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI