Flash

LSI: Rama gëlltiti çorbën e prishur për Tahirin

Lapsi.al 20 October 2017
LSI: Rama gëlltiti çorbën e prishur për Tahirin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një deklarate për mediat pas shtyrjes së seancës për vendosjen e fatit të imunitetit të Saimir Tahirit ka kërkuar nga qeveria që të herë dorë nga sulmet mbi drejtësinë.

“Rama dhe shumica sot kanë humbur mundësinë për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj.

Të gjithë u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedentë duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale me dimension ndërkombëtar. 

Ky kryeministër ka gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit.

Kryeministri dhe Haki Cako vazhdojnë të jenë në detyre si garant të krimit dhe drogës, cdo ditë në vazhdim e qëndrimit të tyre është e bardhë për trafikantët dhe e zezë për qytetarët shqiptarë.

I bëj thirrje të heqin dorë nga sulmet presionet dhe shantazhet që i ushtrojnë drejtësisë”deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI