Flash

Lotaria Amerikane, ka një njoftim të rëndësishëm nga ambasada e SHBA

Lapsi.al 20 October 2017
Lotaria Amerikane, ka një njoftim të rëndësishëm nga

Ambasada amerikanë në Tiranë ka bërë  një njoftim të rëndësishëm në lidhje me lotarinë amerikane DV 2019.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook ambasada bën me dije se një person mund të regjistrohet vetëm një herë si aplikant kryesor.

Gjithashtu ambasada sqaron se në rastet e çifteve të martuara, bashkëshorti/ja mund të aplikojë një herë si aplikant kryesor duke përfshirë partnerin ose partneren si edhe fëmijët nën moshën 21 vjeç.

Njoftimi i plotë i ambasadës

Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017.

Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit.

Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017.

Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017.

Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ. Ende të paqartë? Mos u shqetësoni, tani unë do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI