Flash

Kapet furgoni me 700 kg duhan të grirë kontrabandë

Lapsi.al 20 October 2017
Kapet furgoni me 700 kg duhan të grirë kontrabandë

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kontrabandim mallrash.

Policia thotë se “më datë 19.10.2017, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Milot, u konstatua një mjet furgon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje”.

Në lidhje me këtë, u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre, Erzen Halihakaj banues në Malësi e Madhe, pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli.

Metariale në ngarkim të tij iu referuar prokurorisë për veprat penale ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” ” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë ” ” Fshehja e të ardhurave ” “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë”.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI