Flash

Habit deputeti: Këto prova sekrete na treguan prokurorët për Tahirin

Lapsi.al 20 October 2017
Habit deputeti: Këto prova sekrete na treguan prokurorët për

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, deklaroi se prokurorët nuk kishin asnjë provë më shumë se një material, pjesë e 416 faqeve të bëra publike që u publikuan në media.

Sipas Manjës, ky material supozohej të ishte një nga provat sekrete për të cilat prokurorët kërkuan largimin e mediave, pasi përbënin sekret hetimor.

Ai shton se disa materiale i dispononte edhe deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

“Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD” – deklaroi Ulsi Manja në “News 24”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI