Flash

Gazetari nxjerr emrin e prokurorit që i dha videon e kapjes së drogës Berishës: Ai tani po arreston Tahirin

Lapsi.al 20 October 2017
Gazetari nxjerr emrin e prokurorit që i dha videon e kapjes së

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se videon e publikuar një ditë më parë për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.

“Kush e nxorri videon në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e lmuan. Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin." - tha Hoxha.

Po ashtu gazetari Hoxha është shprehur se Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte bërë edhe një kërkesë për arrestimin e Kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako.

“Në fakt zhurma është e madhe. Ndërsa ngjarja vazhdon të mos ketë përmasat e saj reale. Por flas për ngjarjen reale. Tek ajo që është ngjarja reale. Këta janë pasojat që kanë nisur në vitin 2016. Maja e bandave të drogës nuk është Saimir Tahiri. Prokuroria duhet të çonte dhe një kërkesë për Haki Çakon. Kreu i piramidës është Haki Çako.” – tha Hoxha.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI