Flash

Erdogan nuk ndalet, 110 fletarreste për punonjësit e një kompanie. Dyshohet se kanë gisht te 'puçi' i shtetit

Lapsi.al 20 October 2017
Erdogan nuk ndalet, 110 fletarreste për punonjësit e një

Autoritetet turke kanë lëshuar fletarrestet për 110 vetë nga një kompani, e dyshuar se ka lidhje me klerikun e SHBA-së, të cilin Ankaraja thotë se orkestroi puçin e vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve Dogan.

Agjencia raportoi se operacioni i policisë për të kapur të dyshuarit, të cilët ishin menaxherë, partnerë dhe punonjës të grupit botues Kaynak Holding ishte i fokusuar në Stamboll, por u përhap edhe në 24 krahina.

Kaynak Holding, u kap nga shteti në vitin 2015 nën akuzat se kishte lidhje me lëvizjen e klerikut islamik, Fethullah Gulen, i cili ka jetuar në mërgim të Pensilvani që nga viti 1999.

Ai ka mohuar përfshirjen në puçin e korrikut të vitit 2016.

Qindra firma si Kaynak, shumë prej tyre biznese të vogla provinciale, u konfiskuan nga autoritetet si goditje pas grusht shtetit.

Ato tani drejtohen nga administratorë të emëruar nga qeveria./REL

Të këshilluara

Variant i ri Whatsapp për biseda pune

Whatsapp Business po testohet tek disa perdorues indianë që më pas të mund të shkarkohet gjerësisht. Ky variant i ri Whatsapp-i u shërben profesionistëve që ...

20:04

Masakër në Afganistan, vriten 43 ushtarë

Talebanët në Afganistan godasin për të dytën herë brenda javës forcat vendase të sigurisë, duke i kombinuar sulmet e befasishme me shpërthime vetëvrasëse. Pl...

19:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI