Flash

Denoncimi/ Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë që detyroi Ruçin të shkelë kushtetutën për Tahirin

Lapsi.al 20 October 2017
Denoncimi/ Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë që

Sali Berisha deklaroi se Gramoz Ruçi e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për nesër, pasi do të mbrojë djalin e kushërirës së tij, një person që kultivon kanabis në Salari të Vlorës, të cilit i zbulon edhe emrin.

Në mesazhin që publikon Berisha thuhet se është djegur në Salari të Vlorë kulla e madhe e “barit”, të një personi të quajtur Qerem Braçi, nëna e të cilit është kushërira e parë e Gramoz Ruçit.

Sali Berisha e cilëson shkelje të rregullores vendimin e marrë nga Gramoz Ruçi për të shtyrë me një ditë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, i cili pritet të vendosë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit.

STATUSI I PLOTË I SALI BERISHËS NË FACEBOOK:

Ja pse don Gramozi shkeli Kushtetuten dhe regulloren ne mbrojtje te Saje qorrit!

Digjet ne Salari kulla e madhe e “barit” e Qerem Braçit!

Lexoni mesazhin e salariotit dixhital! sb

“Doktorr pershendetje..Nuk paske marr vesh djegien e kullës së madhe te “barit” ne Salari pronë e Qerem Braçit mbrëmë natën,para se te venin ca Iveko te Policis ?Aq bar sa krejt Vlora s’e kishte me gjith Habilajt..T’fala shokut Gramoz-humbje madhe per te..

nëna e ketij trafikantit eshte kusherira e pare e Gramozit,personi ka qenur problematik ne komunen Frakull ka pervetesuar disa toka te te tjereve se bashku me kryetarin e komunes Viktor Çervanaku,..Qeremi ka afera te perbashketa me Gramozin mbjellin se bashku siperfaqesh te medha me kanabis ne vendin e quajtur “Qafa e Kreshës”per tre vjet rresht.me ndihmene tij ai ka arritur drejtor i Ujsjellsit Tiranes emruar nga Lal Fiku..dhe i hequr pas pak ditve e fut ne burg per vepra te tjera ..??!!…plagosje ai se bashku me djemt e tij ne Levan te disa personave dhe asnje dit burg…”

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI