Flash

Bëhen publike letrat personale të Obamës për ish të dashurën

Lapsi.al 20 October 2017
Bëhen publike letrat personale të Obamës për ish të

Letrat personale të Barack Obama-s, që ai i ka shkruar dhe i ka dërguar së dashurës së kolegjit, Alexandra McNear, tani ruhen nga Universiteti Emory. Janë 30 faqe plot me mesazhe, nëntë letra gjithsej, të bëra publike nga kolegji për arsye kërkimore. Emory i ka pasur letrat që nga viti 2014, por mund t’i bënte publike vetëm tani.

Korrespondencat, të shkruara në vitet 1982-1984, tregojnë një Obama që kërkon vendin e tij në botë dhe identitetin racial, duke u munduar nga ideja nëse do bënte mjaftueshëm para me punën e tij dhe duke u ankuar për mospërputhjet me ish-të dashurën.

Gjithashtu, vihet re edhe shkrimi shumë i bukur i dorës…

“E dashur Alex,

Telefonata jote më tronditi. Në një farë mënyre, disa numra, takime dhe fatura janë shtuar që nga letra jote e fundit dhe të të dëgjoja zërin ishte si të gjeja një pjesë në një libër që e kam lexuar pak kohë më parë—që më kishte goditur dhe si pasojë e kisha nënvizuar— dhe të zbuloja që ajo ende ka vlerë, ende të emocionon.

Diçka e rezikshme, kjo harresë, pasojë ose zgjatim i okupimit tim aktual. Është interesante, që kam dalë si një nga ‘të rinjtë premtues’ të Biznesit Ndërkombëtar dhe të gjithë më rrahin shpatullat dhe vlerësojnë punën time.”

Obama u njoh me McNear në California Occidental College, ku ai ka filluar karrierën universitare. Letrat, megjithatë, janë shkruar pasi ai u shpërngul në Universitetin e Columbia-s në New York. Mund të ndihet aroma e një marrëdhënieje në largësi nga fjalët e shkruara në mënyrë aq të bukur. “Të mendoj shpesh, edhe pse jam konfuz për ndjenjat e mia”, shkruan Obama në një letër tjetër të vitit 1983. “Duket sikur ne nuk do të duam kurrë atë që nuk mund të kemi, kjo na pengon, kjo na mban të ndarë”.

Kopje të letrave do të shfaqen për t’u parë nga publiku në Bibliotekën Rose të Emory-t, të premten, më 20 tetor, nga ora 2 p.m. -4 p.m. Dokumentet tani iu bashkohen materialeve të tjera kërkimore mbi historinë dhe kulturën afroamerikane në universitet.

Me siguri, letrat e Barack-ut të ri, për një farë Michelle LaVaughn Robinson kanë qenë dhe më shumë poetike.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI