Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Basha: Tahirit iu dha 24 orë kohë për të shpëtuar ministrat e tjerë nga ‘fundosja’

Lapsi.al 20 October 2017
Basha: Tahirit iu dha 24 orë kohë për të shpëtuar

Lulzim Basha e lexon vendimin e sotëm të Ruçit për t’i dhënë edhe një ditë kohë Saimir Tahirit në Këshillin e Mandateve si një mundësi për të shkatërruar prova që e lidhin atë me Ramën dhe ministrat e tjerë të kabinetit “Rama 2”.

Sipas Bashës, do të çohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën.

“Saimir Tahirit i mbetën 24 orë gjatë të cilave do shkatërrohen prova, do priten fijet mes Tahirit, Ramës, ministrave të tjerë të kabinetit “Rama 2″ që figurojnë në përgjime, do cohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën”.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, Lulzim Basha shtoi se e vërteta që lidh Ramën me Tahirin është më e fortë se retorika e tyre për të bërë drejtësi.

“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi.” - tha Basha.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI