Flash

'A do e shkarkoni Çakon?' Ministri Xhafaj nervozohet me gazetaren: Ti për të shkuar në Vlorë i bie nga Berati!

Lapsi.al 20 October 2017
'A do e shkarkoni Çakon?' Ministri Xhafaj nervozohet me

Nervozohet ministri Xhafaj kur e pyesin nëse do ta shkarkojë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako pas dështimit në lidhej me ngjarjen e Elbasanit.

I pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala nëse do të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fatmir Xhafaj u nervozua dhe humbi kontrollin para kamerave duke iu drejtuar gazetarës: “Ti Klodi për të shkuar në Vlorë i bie nga Berati”. Përgjigjia e gazetares ishte aty për aty: "Ti përgjigjiu pyetjes, se rrugën e gjej vetë unë".

Ndërkohë gazetarja ka insituar tek deklarata e Çakos që pranoi dështiin e policisë së Elbasanit dhe më pas solli shkarkimin e 12 drejtorëve të policisë atje, si dhe për lajmin se Çako mund të japë dorëheqjen, por Xhafaj i është përgjigjur shkurt duke i ndërprerë fjalën se “Jo zoti Çako ka pranuar vetëm ato që ka deklaruar në konferencë. Mirupafshim!”.

Reagimi impulsiv i ministrit nuk është një shpërthim i rastësishëm nervash. Gazetarja preku një çështje të nxehtë për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Fati i Haki Çakos në këto momente është ende i paqartë. Në prag të arrestimeve të shumta në radhët e policisë, Haki Çako papritur udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një lëvizje surprizë, që ka habitur jo pak, po të kemi parasysh që nga dita në ditë pritet të ndodhë një valë arrestimesh në kupolën e lartë të policisë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI