Flash

Zbulohet prova/ Rama fshehu gjurmët e lidhjes të Tahirit me trafikantët

Lapsi.al 19 October 2017
Zbulohet prova/ Rama fshehu gjurmët e lidhjes të Tahirit me

Prej disa ditësh kur me statuset e tij po e quan ish ministrin Tahiri një dru të shtrëmbër mes socialistëve, kur po përpiqet të japë mesazhin se ai nuk ka ditur gjë për lidhjet me ta dhe se është i gatshëm ta dorëzojë të mbrojturin e tij tek drejtësia, Edi Rama po përpiqet të japë imazhin se ai nuk dinte gjë për lidhjet e Tahirit me trafikantët. Por në fakt nuk është kështu. Mjafton të hapësh arkivat, të shikosh qëndrimet që Rama ka mbajtur plot dy vitë më parë në 16 shtator 2015, për të kuptuar se ai ka bërë jo rolin e kryeministrit por atë të delinkuentit që fshin provat e krimit. Në këtë pikë ai është sjellë njësoj si një krijues i rëndomtë alibish, tamam si Berisha pas 21 janarit që shpikte gënjeshtra fshinte server dhe nxirrte policët të pastronin skenën e krimit.

Edhe Rama menjëherë pasi ish polici Dritan Zagani, denoncoi atë që u vërtetua së fundmi, pra lidhjen e Tahirit me klanin trafikant të Habilajve, ka mbajtur një fjalim të tmershëm në pallatin e kongreseve të mbushur me policë.

Në vend që të sillej si një shtetar, në vend që të të urdhëronte hetimin për këtë lidhje të dyshimtë, ai u përpoq me një fjalim të gjatë të mbulojë gjurmët e saj. Strategjia ishte e qartë. Në fillim duhej shkatërruar imazhi i denoncuesit. Dhe ai tha për Zaganin: “Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.

Pastaj, Rama kërkon tu heqë çdo dyshim edhe policëve duke u qarë hallin se ata nuk duheshin dekurajuar nga fjalët e mediave dhe opozitës se kupola e shtetit ishte e lidhur me kriminelë.

“Unë e marr me mend se çdo të thotë për ju të dyshoni se mos vallë unë, punonjësi i policisë që bashkë me shokët e mi apo bashkë me plot vajza që janë përfshirë së fundmi në Policinë e Shtetit, po shkojmë mish për top, po bëjmë një luftë me mullinjtë e erës, ndërkohë që drejtuesit tanë, ministri ynë, ndërkohë që qeveria jonë na qenka, jo e lidhur po në krye të gjithë aktivitetit criminal”.

Dhe pasi thotë këtë ai i siguron policët se me punën e tyre kanë hedhur poshtë këto shpikje të makinerisë së baltës.

Por sot që këto akuza u vërtetuan (jo nga çunat e Sajes) nga prokurorët dhe policia italiane se janë të vërtetat, minimumi që mund të bëhet është që Rama të dyshohet se ka dashur të mbrojë një lidhje kriminale, atë mes ministrit dhe Habilajve dhe të hetohet për këtë. Fjalimi i tij i shtatorit 2015 duhet të shikohet dhe dëgjohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Edi Rama duhet të merret si i pandehur, si një njeri që në mënyrë të vullnetshme ka dashur të pengojë hetimin dhe të fshehë gjurmët e krimit.

©Lapsi.al

Video/ Fjala e Ramës për Zaganin:

Të këshilluara

Rama shet Saimir Tahirin?

Më në fund ka reaguar edhe kryeministri Rama për rastin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i doli emrin në një përgjim trafikantësh droge. Rama në reagimin e tij ...

15:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI