Flash

Taulant Balla konfirmon votën pro kërkesës për arrestimin e Tahirit

Lapsi.al 19 October 2017
Taulant Balla konfirmon votën pro kërkesës për arrestimin e

Taulant Balla deklaroi se asnjë votë e PS-së nuk do të jetë kundër drejtësisë.

Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës u shpreh se PS lufton për drejtësi dhe garantoi fitoren e drejtësisë në këtë rast, duke nënkuptuar se në Këshillin e Mandateve do të votohet pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit.

Kjo do t’i hapte rrugën arrestimit të ish-ministrit, sikurse kërkoi prokuroria.

Balla theksoi se shumë shpejt pritet të mblidhet dhe Këshilli i Mandateve, por pa dhënë asnjë orar.

“Jemi në luftë për drejtësi. PS në luftë për drejtësi, PD në luftë për pushtet. Ka mbërritur në kryesi, materiali i Prokurorisë. Të jeni të sigurtë që dhe në këtë rast do të fitojë drejtësia.

Duhet të kemi parasysh që ne të PS-së në këshillin e Mandateve po bëhen gati për të mbërritur në Kuvend dhe të jenë në gatishmëri. Por duhet të dini se ky material më shpejt ka mbërritur në media, se në Kuvend. Por ju e dini si është rregullorja, njoftohet deputeti, njoftohet institucioni i prokurorisë, dhe më pas fillon mbledhja. Nuk ka për të pasur asnjë votë të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, kundër drejtësisë”, tha Balla. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI