Flash

Shikoni kamionin me drogë të Habilajve gjatë operacionit të policisë

Lapsi.al 19 October 2017
Shikoni kamionin me drogë të Habilajve gjatë operacionit të

Rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë Vlorë  droga e sekuestruar ne fshatin Babicë e vogël. Aksioni nga krimet e rënda të mbështetura nga Delta Force si dhe Drejtoria  Vendore e Policisë Vlorë nisi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 18 tetorit.

Rreth 100 efektivë policie të Njësisë Speciale nga Tirana prokurorë të Prokurisë së përgjithshme dhe efektive të Delta forcë si dhe antidrogë  Vlorë zbarkuan në fshatin Babicë e vogël, rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Gjatë aksionit Forcat Speciale mësynë në një banesë dykatëshe, ku gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua një sasi e kondisderueshme lënde narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë afro 7 ton kanabis e paketuar, e cila ishte fshehur në bodrumet e banese dykatëshe fshehur brenda bidonëve alumini. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar nga Policia e Vlorës në ambientet e komisariatit. Drejtoria e Policisë Vlorë nuk bën me dije se sa persona janë shoqëruar apo arrestuar.

https://youtu.be/ZsvTylx6uLM

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI