Flash

Shenjat se Rama po e shtet Tahirin. Leximi mes rreshtave në statusin e tij të fundit

Lapsi.al 19 October 2017
Shenjat se Rama po e shtet Tahirin. Leximi mes rreshtave në statusin e tij

Në statustin e fundit të Ramës në Facebook, pas përgjimeve të kryera nga italianët shumëkujti i bëri përshtypje shprehja që u konsiderua si një shitje e ish ministrit të brendëshëm: "Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë". Por përpos kësaj, një paragraf më poshtë distancimi i dy ikonave që pretenduan se kishin vënë rendin në vend nga njëri tjetri është edhe më i dukshëm.  Rama e thekson qartë se ai nuk do ta mbrojë aspak, por përkundrazi do ta dorëzojë tek drejtësia Tahirin. Pasi ai nuk është njësoj me Saliun apo Lulin që janë të gatëshëm t'i vënë zjarrin vendit për të mbrojtur njëri - tjetërin.

"...ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj" ka shkruar Rama.  Këtë gjë me sa duket e ka kuptuar i pari edhe Tahiri që pas marëdhënieve të ndera disa mujore me Ramën tha në deklaratën e djeshme se ai nuk priste aspak që partia e tij ta mbronte.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI