Flash

Saimir Tahiri ose "Shefi i madh", biseda tjetër ku e përmendin kushërinjtë

Lapsi.al 19 October 2017
Saimir Tahiri ose "Shefi i madh", biseda tjetër ku e

Sipas asaj që përshkruan prokuroria shqiptare, roli i Saimir Tahirit në trafikun e drogës ishte ajo e njeriut që mbronte bandën dh garantonte imunitet nga policia.

Pikërisht këtë rol kishte "Shefi i madh" një person ende i paidentifikuar, por që ka dalë nga përgjimet e telefonatave të Habilajve nga italianët. Kështu ndërsa Moisi Habilaj merrej me mafiozët italianë të Katanias, vëllai i vogël Floriani kishte nën kontroll situatën në Shqipëri. Ai është përgjuar pas një vizite në Tiranë, ku kishte takuar "Shefin e madh", që dyshohet se është Saimir Tahiri. Llexoni më poshtë bisedën e përkthyer nga përgjimet e italianëve:

Floriani: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

Moisiu: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Cfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë… për situatën

M: Aha…fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë…?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI